SPORT, 9 Gusht 2024, 15:47

Merr fund pritja! Klauzolë e frikshme dhe kontratë deri në 2030, Barcelona afron Dani Olmon

Merr fund pritja! Klauzolë e frikshme dhe kontratë deri në 2030,

Merr fund pritja. Dani Olmo është një lojtar i Barcelonës. Klubi katalanas ka zyrtarizuar firmën me mesfushorin spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Olmo do të  qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2030. Për 26-vjeçarin, i cili vjen nga Leipzig, është vendosur një klauzolë që shkon 500 milionë euro.

Dani Olmo në sezonin e fundit me Leipzig u impenjua në 21 ndeshje në kampionat, ku realizoi 4 gola dhe dhuroi 5 asiste. Ai ka luajtur për këtë skuadër, për 5 sezone.

Transferimi  i tij te Barça është kryer me kërkesë të trajnerit Flick, i cili e vlerëson në maksimum futbollistin. Afrimi i tij te gjigandi i La Liga përforcon ndjeshëm skuadrën, në prag të sezonit të ri futbollistik.