SPORT, 8 Gusht 2024, 18:39

34 trofe të fituar, Pepe e mbyll me futbollin e luajtur

34 trofe të fituar, Pepe e mbyll me futbollin e luajtur

Pepe ka njoftuar se zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së tij aktive si futbollist. Mbrojtësi portugez vendosi të varë “këpucët në gozhdë”  në moshën 41-vjeçare. 

Ai do të mbahet mend më shumë për kohën e tij te Real Madridi, aty ku bëri 334 paraqitje. 

Në total në karrierën e tij, mbrojtësi portugez regjistroi 878 ndeshje, teksa arriti të fitonte plot 34 trofe, duke u bërë pjesë e mbrojtësve më të mirë në botë.