Ardit Nuredini, mbrojtësi i talentuar shqiptar, do të nisë rrugëtimin mes profesionistëve në këtë sezon. Djaloshi shqiptar, pjesë e akademisë së Udinezes, i ka dhënë lamtumirën frulianëve, për të firmosur për një klub të Serisë C ku të mund të luajë rregullisht.
Ai i është bashkuar ekipit të Xhuliano, duke firmosur një kontratë trevjeçare, siç e shpjegoi vetë klubi italian në rrjetet sociale. Klubi ka bërë të ditur se ka blerë lojtarin nga Udineze.
Qendërmbrojtësi i datëlindjes 2005 ka luajtur rregullisht me kombëtaret e moshave, duke luajtur me U17, U18 dhe U19, ndërsa ka shënuar edhe një gol me këtë të fundit.