TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kampioni i ‘Euro 2024’ me kombëtaren spanjole, u transferua te Barcelona për shumën prej 55 milionë eurosh, ku i shtohen edhe 7 milionë euro bonuse. Dani Olmo do të mbajë fanelën me numrin 20 te katalanasit.
Ai kaloi testet mjekësore mëngjesin e sotëm dhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Mesfushori iberik nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri në vitin 2030.
Sipas Barca Universal, Olmo do të prezantohet nesër, më 9 gusht, nga ora 11:00, në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”, bazën stërvitore të katalanasve.
Mesfushori do të jetë me presidentin Joan Laporta (62 vjeç) dhe pasi të firmosin dokumentet do të zhvillohet një konferencë për shtyp.
Sipas të njëjtit burim, Dani Olmo do të mbajë fanelën me numër 20, e cila mbeti bosh pas largimit të Sergi Robertos (32 vjeç), ish-kapitenit të “Camp Nou”.