SPORT, 28 Korrik 2024, 14:30

Xhudistja Distria Krasniqi e nis mbarë Olimpiadën, kualifikohet në çerekfinale

Xhudistja Distria Krasniqi e nis mbarë Olimpiadën, kualifikohet

Kosova konfirmohet sërish si pretendente në sportin e xhudos në arenën ndërkombëtare.  Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Krasniqi arriti të marr një fitore me Ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Marjam Març Maharani e vlefshme për 52 kilogramë. Kampionia olimpike në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesen e çiftit, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye.