SPORT, 6 Shtator 2022, 14:53

Zëvendësuesi i Lukakut ndaj Bajernit, Inzagi zgjedh Xhekon si partnerin e Lautaros

Zëvendësuesi i Lukakut ndaj Bajernit, Inzagi zgjedh Xhekon si

Shumë përvojë mbi shpatulla e kanë bërë Edin Xhekon njeriun e duhur për të udhëhequr sulmin zikaltër në debutimin e këtij sezoni në Champions League.

Boshnjaku ka dobësi për kompeticionin, pasi edhe sezonin e shkuar ishte ai që shënoi tre gola, duke i siguruar skuadrës kualifikimin përtej fazës së grupeve, që mungonte prej një dekade.

Për këtë motiv, shoqëruar edhe nga mungesa e Romelu Lukakut, pritet të jetë ai që do ta nisë titullar ndaj gjermanëve nesër krah Lautaros, duke i marrë vendin Korreas, që derbin e kishte nisur nga minuta e parë.