TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leandro Parades prej kohësh është në kërkim të një skuadre pasi do të largohet nga PSG-ja. Mesfushori argjentinas mori një ofertë tunduese nga Gallatasaraji, por ai e refuzoi pasi kërkon që të rikthehet sërish te Roma.
Siç bëjnë me dije mediat, të dyja klubet janë në bisedime të avancuara dhe shumë shpejtë mund të arrihet një akord.
Kampioni i Botës me Argjentinën do të zëvendësojë Nemanja Matiçin, i cili pranoi ofertën për të kaluar te skuadra franceze e Ren për 3 milionë euro.