SPORT, 13 Gusht 2023, 11:29

Barazimi pa gola në ndeshjen e parë, PSG bën “mea culpa” dhe merr vendimin për Kilian Mbape

Barazimi pa gola në ndeshjen e parë, PSG bën “mea

PSG-ja dështoi të shënonte në ndeshjen e parë të kampionatit francez për këtë sezon kundër Lorient, e cila u mbyll me rezultatin 0-0.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit francez kanë vendosur që të bëjnë “mea culpa” sa i përket Kilian Mbapes, i cili nuk u grumbullua për këtë takim.

Ata vendosën që ta rikthenin në stërvitje yllin francez dhe të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.

“duke parë bisedat konstruktive dhe pozitive midis PSG-së dhe Kilian Mbapes përpara ndeshjes me Lorient, lojtari është rikthyer me skuadrën e parë në stërvitje këtë mëngjes”, shkruan klubi.