SPORT, 30 Maj 2022, 17:43

Ylli i Mançester Sitit kundër Ligës së Kombeve: Duken si ndeshje miqësore

Ylli i Mançester Sitit kundër Ligës së Kombeve: Duken si

Liga e Kombeve do të nisë në fillimin e qershorit edicionin e 3-të të saj. Kundër këtij kompeticioni ka dalë belgu i Mançester Sitit, Kevin De Bruyne, pasi sipas tij, nuk shërben për asgjë.

“Duken si miqësore, pasi të gjithë kanë luajtur një sezon të vështirë. Mund të themi se duam më shumë qetësi, por kjo nuk do të ndryshonte asgjë. Në fushë do të bëjmë atë që duhet të bëjmë” – tha ai.

Belgjika do luajë shumë ndeshje në ditë të afërta. Kjo Përfaqësuese do masë forcat me me Holandën (3 qershor), Poloninë (8 dhe 14 qershor) dhe Uellsin (11 qershor).