SPORT, 14 Shtator 2025, 16:43

Vuçiç: Serbi-Shqipëri nuk do të zhvillohet në Beograd, por në Leskovac

Vuçiç: Serbi-Shqipëri nuk do të zhvillohet në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka dilema. Ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do mbahet në Beograd, por në Leskovac.

“Nuk e di kush e ndryshoi stadiumin për Anglinë. Ndoshta federata nuk e ka përballuar dot presionin nga ambasada britanike. E luajtëm ndeshjen në Beograd në një atmosferë që nuk i bën mirë kombëtares. Aty tifozët nuk e duan kombëtaren dhe e pamë të gjithë se çfarë ndodhi në tribunë dhe në fushë.

Më thonë nga federata, që me Shqipërinë do të luajmë në Leskovac. Lajm shumë i mirë. Aty e duan kombëtaren dhe atmosfera është pozitive. Nuk e di nëse do të kemi tifozë, sepse FIFA dhe UEFA mund të na dënojnë për idiotësirat që ndodhën ndaj Anglisë. Nëse po, do të bëjmë gjithçka për të mbështetur ekipin”- tha ai.

Serbia do të përballet me Shqipërinë në 11 tetor, në ndeshjen Kualifikuese të Botërorit. Sfida ishte parashikuar që të luhej në Beograd, në stadiumin “Rajko Mitić”, por në skenë doli skenari tjetër.