TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Allegri, trajneri i Milanit, tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Bolognas.
“Nuk e di nëse skuadra është gati, por e di që duhet të luajmë kundër Bolonjës dhe të fillojmë të fitojmë në shtëpi. Nuk do të jetë e lehtë. Kanë ardhur tre lojtarë të rinj dhe jam shumë i lumtur me skuadrën që kam në dispozicion. Ka ardhur një përzierje lojtarësh me disa ndeshje të luajtura.
Të gjithë e dimë se do të jetë një udhëtim i vështirë për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.
Po punojmë mirë, ka dëshirë për t’u përmirësuar. Sezonet vendosen midis marsit dhe majit, dhe ne duhet të jemi në pozicionin më të mirë në mars për të luajtur shanset tona. Na duhet ekuilibri i duhur, pa u emocionuar shumë ose pa u zhgënjyer shumë në varësi të rezultateve”- tha Allegri.