TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Derbi i parë i sezonit 2025/26 mes Juventusit dhe Interit u shndërrua në një spektakël të paharrueshëm në "Allianz Stadium", ku bardhezinjtë triumfuan me rezultatin dramatik 4-3 ndaj rivalëve të përjetshëm.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vetëm pas 14 minutash, Kelly zhbllokoi shifrat në favor të Juventusit. Interi reagoi shpejt me një goditje të fuqishme nga jashtë zone e Hakan Calhanoglu, që solli barazimin në minutën e 30’. Para përfundimit të pjesës së parë, talenti Kenan Yildiz riktheu epërsinë për bardhezinjtë me një supergol për 2-1.
Pjesa e dytë nuk zhgënjeu. Calhanoglu ishte sërish protagonist, duke shënuar golin e dytë personal në minutën e 65’, një tjetër perlë që barazoi shifrat. Interi përmbysi gjithçka me golin e Marcus Thuram në minutën e 76’, por vetëm shtatë minuta më pas, vëllai i tij, Khéphren Thuram, i cili aktivizohet për Juventusin, realizoi golin e barazimit 3-3, duke shkruar histori si dy vëllezër që shënojnë në të njëjtën ndeshje derbi.
Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Adzic – një emër surprizë që sapo ishte futur në fushë – realizoi golin e fitores në minutën e parë të shtesës, duke shpërthyer stadiumin në festë.
Me këtë fitore, Juventus ruan kreun e klasifikimit me 9 pikë pas tre javësh, ndërsa Interi ngelet në kuotën e 3 pikëve.
Rezultati përfundimtar:
Juventus 4-3 Inter
Golat: Kelly 14’, Yildiz 38’, K. Thuram 83’, Adzic 90+1’ / Calhanoglu 30’, 65’, M. Thuram 76’