SPORT, 13 Shtator 2025, 15:05

Gati për debutim në derbin e Italisë, Akanzhi: Tiago Silva është modeli im

Gati për debutim në derbin e Italisë, Akanzhi: Tiago Silva

Manuel Akanzhi është gati për debutimin e tij me Interin në ndeshjen e zjarrtë kundër Juventusit në Torino. Mbrojtësi zviceran, i ardhur nga Mançester Siti, ka theksuar se nuk ndjen presion, pasi qetësia është arma e tij më e fortë.

“Kam takuar shokët dhe trajnerin, ndihem menjëherë pjesë e grupit,” tha ai. Zgjedhja për Interin ishte e thjeshtë:

“Është një nga klubet më të mëdha në Europë.” Akanzhi e di se Serie A është më taktike se Premier League, por është i bindur se do të përshtatet shpejt falë aftësive fizike dhe qetësisë në vendimmarrje. Përsa i përket modeleve, ai e admiron Tiago Silvën, të cilin e sheh si shembull të karrierës së gjatë dhe të qëndrueshme.