SPORT, 13 Shtator 2025, 22:59

Drama në fund: Chelsea shpërdoron fitoren ndaj Brentfordit në minutën e 94-t

Drama në fund: Chelsea shpërdoron fitoren ndaj Brentfordit në

Chelsea e pa fitoren t’i rrëshqasë nga duart në kohën shtesë, duke u ndalur me barazim 2-2 ndaj Brentfordit, në ndeshjen e javës së katërt të Premier Ligës.

Vendasit kaluan në epërsi në pjesën e parë me një superaksion të finalizuar nga Kevin Schade (35'), pas një asisti nga Jordan Henderson.

Në pjesën e dytë, Cole Palmer, sapo u rikthye nga lëndimi, barazoi shifrat (61’) dhe më pas Moises Caicedo përmbysi gjithçka me një gol të bukur nga distanca (85’).

Kur mendohej se Chelsea po siguronte tri pikë të arta, Fabio Carvalho shënoi në minutën 90+4’, duke i dhënë një pikë të papritur Brentfordit.

Pas këtij barazimi dramatik, Chelsea renditet në vendin e 5-të me 8 pikë, ndërsa Brentford në të 12-tin me 4 pikë.