SPORT, 14 Shtator 2025, 11:15

Mesi humbet penalltinë, Inter Majemi mundet keq në kampionatin amerikan (VIDEO)

Mesi humbet penalltinë, Inter Majemi mundet keq në kampionatin

Leo Mesi pati një ndeshje tërësisht për t’u harruar, ndërsa Inter Majemi u mposht nga Sherlot. Këto të fundit fituan 3 me 0 në shtëpi me ndeshjen që pati vlerë për kampionatin amerikan.

Mesit mori si gjithmonë përsipër penalltinë, ndërsa ishte minuta e 32-të kur e goditi. “Pleshti” la nam, pasi panenka që kishte guximin të provonte, u prit nga portieri kundërshtar. VIDEO

Ai rast më pas i hapi rrugën fitores së Sherlot. Në këtë takim mungoi Luis Suarez, që është i dënuar nga Disiplina pas incidenteve në ndeshjen e fundit.

Inter Majemi po kalon formë jo aq të mirë. Pas 26 ndeshjesh të luajtura numëron 46 pikë në vendin e tetë. Duhet thënë se ka katër ndeshje të prapambetura në krahasim me të tjerët.