SPORT, 18 Korrik 2023, 15:54

“Vlahovic ikën vetëm nëse vjen oferta e duhur”, Giuntoli në prezantimin te Juventus: Lukaku? Besojmë te sulmuesit tanë

“Vlahovic ikën vetëm nëse vjen oferta e duhur”,

Te Juventusi ishte dita e Cristiano Giuntolit. Drejtori i ri i bardhezinjve foli në konferencën për shtyp për strategjinë e klubit në tregun e transferimeve të kësaj vere:

“Vetëm ajo që ne bëjmë tani e tutje ka rëndësi. Klubi më ka kërkuar të kthehemi në të qenit konkurrues dhe të qëndrueshëm, sepse bota po ecën në këtë drejtim. Duhet t’iu kushtojmë vëmendje llogarive, por edhe historisë së Juventusit, për të qenë konkurrues kudo.

Historia ime është e qartë, përpiqem të bëj shumë me atë që kam në dispozicion. Do të përpiqem të sjell të gjithë përvojën time në këtë klub të madh.

Unë sapo kam ardhur, por klubi tashmë ka lëvizur në një mënyrë të jashtëzakonshme në treg, duke konfirmuar Rabiot, një nga mesfushorët më të fortë në botë, duke nënshkruar me Ëeah dhe konfirmuar Milik në qershor. Tani duhet të racionalizojmë skuadrën.

Lukaku? Ne duhet të kthehemi në krijimin e një ekipi të qëndrueshëm dhe gjithashtu konkurrues, do të ketë një përzierje të rinjsh të talentuar me lojtarë të tjerë plot përvojë. Sa i përket Lukakut, ne po hetojmë tregun dhe po flasim me shumë klube. Tani për tani ne po mbledhin informacione. Pastaj gazetat na qëndisin, por ne besojmë shumë fort te Vlahovic, Chiesa, Kean dhe Milik.

Lukaku ka thënë kurrë te Juve? Jemi të bindur se kemi një ekip shumë konkurrues dhe një bazë solide për të ecur përpara. Tregu i transferimeve sapo ka filluar. Unë dhe Giovanni, sapo kemi filluar. Ne po punojmë për largimet, nuk po mendojmë për asgjë tjetër.

Vlahovic? Nuk është sekret që duhet t’i zgjidhim gjërat, por besojmë shumë tek ai. Në rast ofertash të mëdha do t’i vlerësojmë, por po vëmë shumë bast për të.

Emrat në largim? Ne kurrë nuk kemi thënë që McKennie është jashtë projektit. Jemi duke negociuar për Zakaria me disa klube, e njëjta gjë për Arthur, ndërsa nuk kemi marrë asnjë ofertë për të deri më tani që të na pëlqejë.

Me Bonucci jashtë skuadrës, a do të vijë dikush tjetër në mbrojtje? Jo, ne kemi Alex Sandro, Rugani, Gatti, Bremer, Danilo, De Ëinter. Kemi shumë lojtarë në mbrojtje dhe jemi mirë kështu, në të vërtetë dikush mund të largohet.

Pogba? Ai vjen nga një sezon me probleme, por ka një dëshirë të madhe për të ecur përpara. Po e presim, sepse një lojtar i tillë është thelbësor për ne. Pogba ka cilësi, përvojë, e njeh mirë mjedisin dhe mund të udhëheqë djemtë e tjerë që kemi”.