SPORT, 16 Korrik 2023, 10:48

Lukaku drejt Juventusit, Interi nis nga puna për ta zëvendësuar me dy objektivat kryesorë të Milanit

Lukaku drejt Juventusit, Interi nis nga puna për ta zëvendësuar

Bisedimet mes Lukakut dhe Juventusit duket se e kanë acaruar keq Interin, me zikaltrit që duket se kanë hequr përfundimisht dorë nga shërbimet e belgut.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, nënkampionët e Europës kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e 30-vjeçarit dhe në listë janë dy objektivat kryesorë të Milanit.

I pari është Alvaro Morata. Eksperienca e sulmuesit spanjoll në Itali duket se ka bërë që disa klube të Serisë A të interesohen për të, pasi në garë me kuqezinjtë është dhe Roma.

I dyti është Mehdi Taremi, me sulmuesin nga Irani që është gati të largohet nga Porto për një eksperiencë të re. Gjithashtu 30-vjeçari është në listën e dëshirave të Milanit, por duket se Interi nuk kërkon që rivalët e qytetit të përforcohen akoma dhe më shumë.