TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Konfirmimet vijnë nga Mynihu: Yann Sommer mund të largohet nga Bayern Munchen. Uli Hoeness, menaxheri i gjermanëve, e bëri të qartë: “Ai ka një klauzolë, nëse e paguajnë mund të largohet. Do të flasim me të, nëse vijnë oferta do t’i marrim në konsideratë”.
Një sinjal i qartë për Interin, që pas shitjes me shumë mundësi të Onana-s, ka si objektiv gardianin e kombëtares zvicerane. Sommer u ble në momentet që u dëmtua Neuer, por rikthimi i tij në “Allianz Arena”, uli në stol portieri helvet.
Bavarezët e blenë 5 milionë euro Sommer, por natyrisht që nuk do ta linin të lirë për të njëjtën shumë. Kështu që zikaltrit duhet të ofrojnë diçka më tepër. Megjithatë, Inter pret zyrtarizimin e shitjes së Onana-s për të nisur negociatat me Bayern.