SPORT, 15 Korrik 2023, 22:44

“Nëse premtimi mbahet, Harry Kane do të jetë lojtar i Bayernit”

“Nëse premtimi mbahet, Harry Kane do të jetë lojtar i

Të gjithë te kampionët e Gjermanisë besojnë se Harry Kane ka zgjedhur të transferohet te Bayern Munchen. Uli Hoeness, një nga njerëzit më të rëndësishëm të klubit bavarez, në një intervistë për “Kicker” ka ndezur zemrat e tifozëve.

“Nëse premtimi i tij mbahet, ai do të jetë lojtar i Bayernit. Rummenigge flet me të rregullisht” – Tha ai. Sulmuesi anglez është një bomber i vërtetë, plot 30 gola të shënuar në sezonit e fundit të Premier League me Tottenham, në një sezon ku skuadra përfundoi në vendin e tetë në tabelë.