SPORT, 16 Korrik 2023, 21:51

Fitues në Wimbledon, 20-vjeçari Alcaraz: Ëndërr e bërë realitet, nisa të luaj këtë sport duke parë Gjokoviç

Fitues në Wimbledon, 20-vjeçari Alcaraz: Ëndërr e
Carlos Alcaraz

Tenisti 20-vjeçar, Carlos Alcaraz, u shpall mbreti i ri i Wimbledon pas suksesit të jashtëzakonshëm ndaj Novak Djokovic. Menjëherë pas sfidës, spanjolli nuk mund të mos ishte i lumtur, në intervistën e dhënë.

“Një ëndërr e shndërruar realitet. Sa bukur të fitosh, por njësoj krenar për veten time do ndihesha edhe nëse do të humbisja përballë një kampioni të madh si Djokovic.

Unë jam rritur duke e parë atë duke fituar. Është e mrekullueshme të përballesh me të, e pabesueshme. Nole më ka frymëzuar pafund, nisa të luaj këtë sport duke të parë ty (i drejtohet rivalit).

Falënderoj ekipin tim për këtë sukses. Është një ditë e veçantë, kam luajtur para mbretërve, jam shumë krenar që mbreti është këtu për të më mbështetur. Shpresoj të vijë më shpesh” – tha ai.