SPORT, 16 Korrik 2023, 16:27

Napoli ndërhyn në merkato, portieri i njohur firmos me kampionët e Italisë

Napoli ndërhyn në merkato, portieri i njohur firmos me kampionët
Pierluigi Gollini

Napoli, klubi kampion i Italisë, ka huazuar edhe për një vit portierin, Pierluigi Gollini, kartoni i të cilit zotërohet nga Atalanta.

Në edicionin që kaloi, “gardiani” Gollini luajti për napoletanët 4 ndeshje. Italiani, më parë, ka qëndruar në mesin e shtyllave të skuadrave si Verona, Aston Villa dhe Fiorentina. Napoli do të synojë të bëjë një merkato sa më të mirë, në mënyrë që të mbrojë kështu titullin kampion të fituar në Serie A!