SPORT, 17 Dhjetor 2022, 16:56

Video/ Tifozët argjentinas surprizojnë gjyshen e Mesit, shikoni festën e pabesueshme poshtë shtëpisë së saj

Video/ Tifozët argjentinas surprizojnë gjyshen e Mesit, shikoni

Argjentina do të kërkojë për herë të tretë Kupën e Botës dhe për t’ja dalë do ti duhet të mposhtë Francën në stadiumin “Lusail”.

Në prag të ditës së madhe qindra tifozë argjentinas u mblodhën para shtëpisë së gjyshes së futbollistit Lionel Mesi.

Gjyshja e tij jeton në qytetin e tij të lindjes, Rosario dhe qindra tifozë i kanë kënduar asaj këngë për Mesin. Ata kërcyen dhe kënduan, ndërsa disa u ngjitën edhe mbi supet e shokëve. Kjo video tashmë është bërë virale dhe po bën xhiron në rrjet.