SPORT, 6 Maj 2022, 14:30

VIDEO/ “Fluturojnë” në finalen e madhe të Tiranës, shihni festën e çmendur të Romës në dhomën e zhveshjes

VIDEO/ “Fluturojnë” në finalen e madhe të

Roma siguroi biletën për në finalen e madhe të Tiranës në Ligën e Konferencës, ku do të ketë përballë holandezët e Fejnordit në mbrëmjen e 25 majit në stadiumin “AIR Albania”, në orën 21:00.

Menjëherë pas triumfit minimal me rezultatin 1-0 ndaj Leistërit në stadiumin “Olimpico”, falë golit të Tami Abrahamit, “furia” verdhekuqe nuk kishte të ndalur.

Në dhomat e zhveshjes dëgjohet kori “do të shkojmë në finale”, me lojtarët në delir duke prerë biletën për në ndeshjen e madhe që do të luhet në kryeqytetin e Shqipërisë.