SPORT, 30 Tetor 2024, 09:37

VIDEO/ Fitoi garën për 'Topin e Artë', Rodri tallet me sulmuesin e Real Madrid: Ciao Vinicius

VIDEO/ Fitoi garën për 'Topin e Artë', Rodri tallet me

Rodrigo Hernandez Cascante, i njohur gjerësisht si Rodri fitoi "Topin e Artë" për vitin 2024. 28-vjeçari i Manchester Cityt e ka "djegur" me shokët e skuadrës pas trofeut, ndërsa nuk kanë munguar as ironitë me konkurrentin e Real Madrid, Vinicius.

Në një video të publikuar në kanalet e komunikimit duket Rodri që këndon dhe thotë "Mirupafshim Vinicius", kjo së bashku me kolegët e Man. Cityt në një darkë pas ceremonisë që u zhvillua të hënën në Paris.

"Topi i Artë" për këtë vit pati polemika nga Real Madrid, që mësoi se sulmuesi i tyre Vinicius nuk do ishte fituesi i çmimit prestigjoz, duke bojkotuar ceremoninë.