TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi dhe Juventusi zhvilluar një triller të vërtetë, duke barazuar me rezultat 4-4 në xhiron e nëntë të Serie A.
Loja nisi më mirë për Interi që arriti të fitojë penallti që në start, pasi Danilo pengoi në zonë Marcus Thuramin.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Piotr Zielinski që shënoi për 1-0.
Por Juventusi u kthye shpejt në lojë, fal një aksioni të bukur, ku Weston McKennie asistoi te Dusan Vlahovic që shënoi për 1-1.
Zonja e Vjetër nuk u ndal me kaq, duke marr epërsinë menjëherë pas barazimit, me Francisco Conceicaon i cili asistoi te Timothy Weah që shënoi na afër për 2-1.
Që kjo ndeshje do të ishte e madhe u kujdes, Henrikh Mkhitaryan që shënoi për 2-2.
Menjëherë pas golit, gjyqtari Marco Guida, akordoi penalltinë e dytë për Interin, ku sërish Zielinski ishte i saktë për 3-2.
jo vetëm pjesa e parë, por edhe e dyta ishe shumë e fortë dhe me gola.
Fillmisht në start Interi, arriti të dyfishëojë epërsinë me golin e Denzel Dumfries në minutën e 53-të kur shënoi për 4-2.
Por klubi më i madh italian nuk u dorëzua, ndërsa në lojë futi Kenan Ylidin, i cili hapi ndeshjen në minutën e 71-të kur shënoi për 4-3.
Zonja e Vjetër mori frenat e lojës në dorë, duke vazhduar të sulmonte dhe kjo iu shpërblye, pasi që Kenan Yildiz shënoi golin e dytë personal për 4-4.
Interi mbetet i dyti me 18 pikë, ndërsa Juventusi është i treti me 17 pikë.
Për Interin, Piotr Zielinski shënoi dy herë nga penalltia, ndërsa nga një gol shtuan Henrikh Mkhitaryan dhe Denzel Dumfries.
Në anën tjetër për Juventusin shënuan Dusan Vlahovic, Timothy Weah dhe në fund Kenan Yildiz shtoi dy të tjerë.
Polaku Zielinski ishte më i miri në fushë me notën 8.3, ndërsa pas tij me notë të lart u vlerësua edhe Marcus Thuram (8.2).
Sa i përket Juventusit, më i miri ishte Kenan Yildiz i cili u vlerësua me notën 8.1.
Pierre Kalulu (5.7) dhe Yann Sommer (6.0) ishin dy lojtarët më të dobët në fushë.