SPORT, 29 Tetor 2024, 17:09

Mats Hummels konfirmon lidhjen me modelen 10 vite më të re të Victoria’s Secret!

Mats Hummels konfirmon lidhjen me modelen 10 vite më të re të

Sulmuesi gjerman, Mats Hummels, ka konfirmuar lidhjen e tij më të re me modelen e Victoria’s Secret, Nicola Cavanis, vetëm mbrëmjen e kaluar ku u realizua ceremonia e ndarjes së Topit të Artë.

Dyshja u panë të kapur dorë për dorë teksa po kalonin në tapetin e kuq të eventit sportiv të mbrëmshëm.

Modelja 25 vjeçare ka mahnitur me një fustan të ngushtë qe i tregonte format e saj trupore, teksa shfaqej e buzëqeshur krah futbollistit.

Kjo është hera e parë që çifti del publikisht pas disa aludimeve nga mediat gjermane për një lidhje të mundshme romantike mes tyre.

Ndërkohë, sulmuesi Hummels është ndarë nga ish-partnerja e tij, Cathy Fischer në vitin 2022, të cilët ishin të martuar prej 7 vitesh dhe kanë një djalë të quajtur Ludëig.

Mats Hummels konfirmon lidhjen me modelen 10 vite më të re të

Ish-gruaja e futbollistit gjerman ka pranuar më herët se është e hapur për të “puthur” këdo, e se seksi nuk ka shumë rëndësi për të. Hummels, i cili tani luan për Romën, doli i 29-ti në garën për Topin e Artë.