TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndizet edhe më tepër debati pas dorëzimit të “Topit të Artë 2024”, ku edhe pse Vinicius Jr dukej fitues i sigurt, në fund çmimi përfundoi në duart e Rodrit. Pas akuzave dhe bojkotit nga Reali i Madridit, tashmë ishte radha e kundërpërgjigjes nga “France Football”.
Për të sqaruar situatën e pakëndshme të krijuar, pas vendimit të “Los Blancos” që të mos përfaqësoheshin në ceremoninë zyrtare kur u mësua se Vinicius nuk do të fitonte, ndërhyri kryeredaktori i revistës franceze, Vincent Garcia.
Së pari, ai shpjegoi përse sulmuesi i Realit humbi duelin me Rodrin. Sipas Garcia-s, Vinicius u penalizua nga prezenca në Top 5 e shokëve të ekipit, Bellingham dhe Carvajal. Ndarja e votave mes lojtarëve të madrilenëve, në fund favorizoi Rodrin.
Kryeredaktori i “France Football” zbuloi edhe prapaskenat e asaj që ka ndodhur. “Kam qenë nën presion të madh nga Reali i Madridit, por siç ndodh edhe me klubet e tjerë, kam qenë gjithmonë i qartë dhe i drejtë. Ndoshta heshtja ime i mërziti edhe më tepër”.
Garcia tregoi edhe se “këtë vit, fituesi nuk do të informohej paraprakisht dhe fillimisht u duk se të gjithë e pranuan kushtin”, por më pas “drejtuesit e Realit kërkonin ndryshimin e rregullit”.