SPORT, 27 Gusht 2023, 17:23

Haaland gabon me penalltinë, por City merr fitoren në transfertë

Haaland gabon me penalltinë, por City merr fitoren në transfertë

Mançester City vijon pa gabime në këë sezon, teksa mori sot fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura. Skuadra e Pep Guardiolës mundi në transfertë Shefilld Junajtid, por jo pa vuajtje.

Erling Haland u bë protagonist për kampionët në fuqi të Anglisë, pasi gaboi një penallti në pjesën e parë, por pastaj shleu gabimin në të dytën duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 65-të, duke entuziazmuar tifozët, aq sa njëri hyri në fushë dhe e përqafoi para shokëve të skuadrës.

Dukej se City kishte gjithçka nën kontroll, por një gol i Bogëll në minutën e 85-të vendosi baraspeshën në shifra.

Megjithatë, “qytetarët” reaguan shumë shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Rodri ai cili shënoi golin e fitores 2-1 që vazhdoi startin perfekt të skuadrës së Pep Guardiolës.