SPORT, 12 Tetor 2024, 15:41

Ushtruan dhunë ndaj futbollistëve të akademisë, probleme për babain dhe vëllain e Son

Ushtruan dhunë ndaj futbollistëve të akademisë, probleme

Babai i yllit të Tottenham, Son Heung-min, është urdhëruar nga një gjykatë e Koresë së Jugut të paguajë një gjobë prej 2200 dollarë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Wong-jung Son dhe Heung-yun Son, përkatësisht babai dhe vëllai i lojtarit të Tottenhamit, thuhet se ata kanë përdorur dhunë ndaj disa lojtarëve të akademisë.

Në bazë të asaj që bëhet e ditur, kanë qenë prindërit e të talentuarve që kanë denoncuar rastet në polici. Për dhunën e ushtruar në akademinë e futbollit me emrin Woong-jung Son, babai dhe vëllai i lojtarit të njohur kanë kërkuar falje publike.