TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencë për shtyp para takimit të Nations League ndaj Çekisë ka dalë edhe mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami.
“Besoj se ai gol që kam bërë është i kaluar. Nesër do jetë ndeshje ndryshe, bëhet fjalë për një ekip fizik. E dimë se çfarë na pret.
Na mungojnë disa lojtarë, por grupi është gati. Kemi lojtarë të rinj. Tuci ka bërë stërvitjen e parë me ne. Nuk ka rëndësi shumë individualiteti, e dimë që kemi mungesa, por kemi grup të fortë. Në shtëpi, çekët njihen për forcën e tyre.
Do synojmë maksimumin. Të gjithë djemtë janë gati, të gjithë do synojnë vetëm më të mirën. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme për të gjithë.
Si ekip jemi të fortë, kemi edhe individualistë të mirë. Ne jemi gati, të shikojmë çfarë do ndodhë” – tha ai.