TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipi kuqezi luan sot përballë Republikës Çeke në Pragë, sfidë kjo e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve. Dëmtimet dhe mungesat e shumta janë një faktor kundër sot për Silvinjon që do të luajë pa 4 lojtarë të rëndësishëm për skuadrën. Nga Gjimshiti, Broja, Manaj apo Uzuni nuk janë të gatshëm për teknikun brazilian.
Diçka është e sigurt se kushdo që do të zbresë në fushë, do të jap maksimumin për fanellën e kombëtares shqiptare. Stadiumi Epet Arena është kthyer në një fortesë për kombëtaren ceke që ka fituar 5 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi apo e thënë ndryshe të gjitha pas barazimit me Shqipërinë.
Emocione kuqezi kanë nisur të ndihen në stadiumin Epet Arena. Dueli me Republikën Çeke do të luhet sot duke nisur prej orës 20:45 në Pragë. Aktualisht Shqipëria dhe Republika Çeke janë në kuotën e 3 pikëve në vendin e dytë dhe të tretë në grup pas 2 ndeshjeve të para ndërsa kreun e mban Gjeorgjia me 6 pikë.