TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Argjentina barazoi 1-1 me Venezuelën, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Pas takimit, trajneri i argjentinasve, Lionel Scaloni iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Scaloni, theksoi faktin se terreni nuk ishte i përshtatshëm për një ndeshje futbolli.
“Është e qartë që kushtet nuk ishin të përshtatshme për shfaqjen sportive, nuk mund të zhvillohej futboll normal. Kishim disa raste të pastra, kundërshtari u përpoq shumë nga jashtë zonës. Duhet të kemi parasysh kushtet, përtej ndeshjes së sotme, të kualifikueseve të Amerikës së Jugut. Ne iu përshtatemi të gjitha vështirësive, por futbolli do kushtet e veta për të qenë spektakël.
Ky ekip gjithmonë konkurron. Do të doja që Venezuela të kualifikohej, kam shumë dashuri si për stafin teknik, ashtu edhe për njerëzit e saj. Në nivel konkurrues po bëjmë mirë, duke angazhuar shumë djem të rinj. Është gëzim që ata mund të kontribuojnë, duke qenë këtu me ne” – tha ai.