TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thomas Tuchel ka folur pas zyrtarizimit të ndarjes së tij me Bayern Munchen në fundin e sezonit. Drejtuesit e klubit bavarez njoftuan tifozët se 50-vjeçari nuk do të jetë më në pankinën e skuadrës në sezonin e ardhshëm.
“Nuk mendoj se jam unë problemi i vetëm. Dhe nuk jam i sigurt se kisha mundësi të vendosja në lidhje me ndarjen, pasi unë jam punonjës i klubit të Bayernit.
Sigurisht që unë nuk e kam problem të marr përsipër përgjegjësitë e mia në lidhje me ecurinë e skuadrës. Përgjegjësit e tjerë? Drejtuesit e dinë se çfarë mendoj. Ua thashë privatisht, nuk kam ndërmend ta bëj edhe publikisht”, u shpreh trajneri. Rekordmenët e futbollit gjerman pothuajse e kanë humbur titullin kampion (Bayer Leverkuseni ndodhet 8 pikë larg).
Fokusi është në Champions League, aty ku për t’u kualifikuar në çerekfinale duhet përmbysur humbja 1-0 ndaj Lazios. Ndërkohë, e ardhmja e Tuchel pritet të jetë Anglia ku ka bërë shumë mirë dhe ka fituar Champions League me Chelsean. Gjermani është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Manchester United.