SPORT, 21 Shkurt 2024, 22:59

Napoli dhe Barcelona bëjnë “paqe” në “tempullin” e Maradonës, Osimhen mban gjallë shpresën e italianëve

Napoli dhe Barcelona bëjnë “paqe” në

Akti i parë i fazës së 1/8-ve të Champions-it mes Napolit dhe Barcelonës u mbyll në barazim 1-1. Edhe pse katalanasit ishin dominues nuk arritën të dilnin fitimtarë në duelin e zhvilluarin në stadiumin “Diego Armando Maradona”.  

Fillimisht ishte Levandovski që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 60-të, ndërkohë që Osimhen shënoi golin e barazimit për Napolit në minutën e 75-të, duke mbajtur gjallë shpresën e italianëve për kualifikim.  

FT: NAPOLI – BARCELONA 1-1

Osimhen 75′ / Levandovski 60′.