TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre vite më parë, ylli kombëtares gjermane dhe Real Madridit, Toni Kroos edhe pse atëherë në moshën 31-vjeçare vendosi të tërhiqej nga kombëtarja, pasi kjo e fundit ishte në “rënie të lirë” dhe të fokusohej vetëm tek klubi i tij.
Por 3 vite më vonë, Kroos duket se mendon ndryshe dhe me anë të një postimi në “Instagram” ai ka dhënë lajmin e mrekullueshëm për “pancerat” duke konfirmuar rikthimin në kombëtaren Gjermane në muajin mars.
Ai shkruan se ka qenë trajneri i “pancerave”, Julian Nagelsman ai që i ka kërkuar të rikthehet.
“Djema, shkurt: nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë. Pse? Për shkak se më pyeti trajneri i Kombëtares dhe unë pranova. Jam i bindur se kjo skuadër në Euro është e aftë për shumë më tepër nga sa mendojnë shumica e njerëzve!”,- shkruhet në postimin e fituesit të Kupës së Botës, me Gjermaninë, në vitin 2014, i cili duket i bindur për të bërë surprizën këtë Evropian.