TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kylian Mbappe është shumë pranë dhënies fund, të “sagës” së transferimit të tij, me “yllin” francez të sulmit, që pas shumë sezonesh aludime pritet, që në merkaton e verës, të veshë më në fund, fanellën e “Galaktikëve” të Real Madrid, klub të cilën ish-kampioni i botës e ka “dashuruar”, që në fëmijërinë e tij, e kjo për shkak të “idhullit”, Cristiano Ronaldo.
Mirëpo, nëse për shumëkënd kalimi te 14 herë kampionët e Evropës është një lëvizje epike e 25-vjeçarit, për “legjendën” franceze të mesfushës, Emmanuel Petit kalimi i Mbappe, te Real Madrid do të ishte një “problem” i madh për këtë të fundit, jo vetëm sa i përket çështjes së pagave, “yllin” e PSG, që do të bëhej më i shtrenjit, por edhe sa i përket lidershipit.
“Nëse Mbappe do të shkonte në Madrid, mund të kthehej në një problem. Jo vetëm për sa i përket çështjes së pagave në dhomat e zhveshjes, por edhe për sa i përket lidershipit. Bellingham ka qenë i pabesueshëm, ashtu si dhe Vinicius dhe nëse ai shkon në Spanjë do të luajë si sulmues, siç ka bërë së fundmi te PSG. Por të gjithë e dimë që ky nuk është pozicioni më i mirë. Ka shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje.
Në Francë jemi lodhur të gjithë, pasi çdo 6 muaj është e njëjta histori. Do iki? Do qëndrojë? Hëngri mirë mëngjes? Iku në tualet? Jemi vërtet të lodhur. Kuptoj që edhe lojtarët janë të përfshirë në këtë situatë, pasi e gjithë vëmendja është te Mbappe. Nuk flitet për PSG-në, flitet gjithmonë për Mbappe. Për shumë lojtarë mund të jetë një problem menaxhimi i kësaj situate”,- u shpreh ish-kampioni i Botës dhe Evropës, me Francën.