TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Luis de la Fuente do të qëndrojë në krye të kombëtares spanjolle deri në vitin 2026, kur është planifikuar Kupa e Botës në Meksikë, Kanada dhe SHBA.
Organi drejtues i federatës spanjolle të futbollit ka firmosur në fakt propozimin e drejtorit teknik Albert Luque për të rinovuar trajnerin aktual edhe për dy vite të tjera, përtej Kampionatit Europian të qershorit. De La Fuente ka qenë në detyrë që nga 8 dhjetori i 2022, kur ai zëvendësoi Luis Enrique. Kontrata e tij fillestare tashmë përfshinte një klauzolë zgjatjeje deri në vitin 2026.
Spanja, fituese e Ligës së Kombeve të fundit, përfshihet në grupin e Kampionatit Europian në Gjermani me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.