SPORT, 22 Shkurt 2024, 13:32

VOLEJ MESHKUJ/ Fitore të pastra, Partizani dhe Tirana prekin finalen e Kupës

VOLEJ MESHKUJ/ Fitore të pastra, Partizani dhe Tirana prekin finalen e

Partizani dhe Tirana kanë hedhur nga një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa kanë kaluar me sukses ndeshjet e para gjysmëfinale, respektivisht kundër Erzenit dhe Skënderbeut.

Sfida e parë gjysmëfinale e ditës së djeshme ishte ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës, fituese prej dy edicionesh radhazi në Kupë. Një ndeshje që nuk dhuroi surpriza, teksa bardheblutë fituan me rezultatin e pastër 0-3 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Takimi nisi me rivalitet, teksa për të vendosur setin e parë u nevojitën pikët shtesë, me miqtë që fituan 24-26.

Më pas për skuadrën e Arben Sakos ishte më e thjeshtë, me Tiranën që fitoi dy setet e tjera 16-25 dhe 17- 25, duke vulosur suksesin final në harkun kohor të 72 minutave.

VOLEJ MESHKUJ/ Fitore të pastra, Partizani dhe Tirana prekin finalen e

Më tej në mbrëmje në sallën “Feti Borova” ishte radha për gjysmëfinalet tjetër, me Partizanin që priste Erzenin. Një ndeshje që rezultoi më e thjeshtë nga sa pritej për të kuqtë e Ylli Tomorrit, të cilët triumfuan 3-0. Pas një nisjeje më të mirë të kryeqytetasve, shijakasit e Ilia Kojës arritën të reagonin duke barazuar 20-20, por në pikët e fundit Partizani u tregua më i saktë për të fituar setin 25-22.

Edhe seti i dytë pa të kuqtë gjatë të gjithë kohës përpara, fraksion që u mbyll 25-21. Erzeni kërkoi ta rihapte sfidën, duke reaguar në setin e tretë, por me kalimin e minutave loja e miqve u “fik”, ndërsa Partizani e fitoi setin 25-19, për ta mbyllur 3-0, në një takim që zgjati 1 orë e 42 minuta.

Më datë 28 shkurt do të jetë radha e gjysmëfinaleve të dyta, teksa Partizani dhe Tirana janë nga një fitore larg finales, ndërsa Erzeni dhe Skënderbeu do të bëjnë maksimumin për ta dërguar serinë me 3 ndeshje.

VOLEJ MESHKUJ/ Fitore të pastra, Partizani dhe Tirana prekin finalen e

VOLEJ MESHKUJ/ Fitore të pastra, Partizani dhe Tirana prekin finalen e