TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çelsi nuk po kalon një periudhë aspak të mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions, me sezonin e “Bluve” që duket se ka marrë fund.
Mediat dhe fansat ja kanë ngjitur një pjesë të madhe të fajit trajnerit Graham Poter, loja e së cilit nuk po sjell rezultate.
Përpara takimit me Totenhmin, trajneri i “Bluve” u shpreh se ka marrë kërcënime për jetën nga disa ultras të Çelsit, duke përfshirë dhe familjen e anglezit.
“Kam marrë disa mesazhe të cilat nuk janë aspak të mira, ku shkruhet se kërkohet vdekja ime dhe e familjes time. Nëse më pyesni se si unë dhe të dashurit e mi po i marrim këto mesazhe, ta dini që s’është aspak mirë. Ka dy zgjidhje për të reaguar në këtë rast.
Nëse do të thoja që nuk më intereson për këto mesazhe atëherë do të gënjeja. Është normale të pranosh kritikat për rezultatet që nuk po i marrim. Tifozët kanë të drejtë të jenë të acaruar, por unë nuk do të ndikohem nga disa abuzime të kota”, u shpreh Poter.