TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi vendosi rekord në merkaton e janarit, duke shpenzuar 360 milionë euro dhe 600 milionë në total, nëse llogarisim edhe blerjet e bëra në verën e kaluar (18 lojtarë në total), pronari i ri i Çelsit, Tod Boehli, nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë ky sezon, miliarderi amerikan po mendon për të ardhshmin, ku natyrisht nuk do të jetë kaq tolerant me rezultatet.
Ideja e tij është gjetja e një trajneri special që të mund të stërvisë yjet e tij dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese.
Dhe zgjedhja është Zinedin Zidan. Fakti që francezi është ende në kërkim të një pankine, Çelsi ka nisur joshjen, duke i bërë ofertën e parë, 18 milionë euro neto në sezon, plus dorë të lirë në merkaton e kësaj vere.