TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmje magjike për talentin 17-vjeçar me nënë shqiptare, Nelson Ueiper. Djaloshi i talentuar gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Mainzit në duelin ndaj Borusia Munshengladbahut, të vlefshëm për Bundesligën gjermane, që përfundoi me rezultatin 4-0.
Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 85-të, teksa në 90+3’ tundi rrjetën me kokë, pas asistim të Martin. 17-vjeçari me origjinë shqiptare ishte pjesë e të rinjve të Mainz, teksa në 14 ndeshje shënoi 14 gola si dhe regjistroi 2 asiste, duke u grumbulluar me ekipin e parë të Mainzit, ku ditën e sotme shënoi edhe golin e parë si profesionist.
Vëllai i Nelson, Henrik Ueiper është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ndërkohë që Nelson Ueiper në të kaluarën ka përfaqësuar Gjermaninë U-17. Bëhet fjalë për një talent me të ardhme premtuese, që pritet të shkëlqejë me golat dhe performancën e tij.
VIDEO E GOLIT TË NELSON UEIPER ME FANELLËN E MAINZ: SHIKO KËTU