SPORT, 23 Qershor 2023, 20:27

UEFA trondit futbollin spanjoll, përjashton klubin nga Europa për trukime

UEFA trondit futbollin spanjoll, përjashton klubin nga Europa për

UEFA vepron me dorë të hekurt kur bëhet fjalë për trukime dhe këtë e ka treguar disa herë. Së fundmi, organi më i lartë i futbollit në Europë ka tronditur futbollin spanjoll duke përjashtuar Osasunën nga kampionati.

Vendimi për këtë është marrë pasi inspektorët e UEFA-s, kanë zbuluar se klubi është përfshirë në trukimin e ndeshjeve dhe për këtë, përjashtimi është vendimi i marrë. Klubi i Osasunës ka të drejtën e apelimit në KAS, ndërkohë që vetë klubi ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp.


Klubi i Osasunës nuk e ka pranuar një vendim të tillë nga UEFA duke u shprehur se është një vendim kundër futbollit dhe se dënimi ka ardhur vetëm për faktin se bëhet fjalë për një klub të vogël. “E fortë me të dobëtit por e dobët me të fortët”, shkruan klubi.