SPORT, 21 Qershor 2023, 19:40

Gundogan lirohet nga kontrata me City-n, firmos me Barcelonën, ja detajet e sfidës së re

Gundogan lirohet nga kontrata me City-n, firmos me Barcelonën, ja detajet e

Ilkay Gundogan është padyshim një lojtar i Barcelonës.

Siç zbulohet nga Fabrizio Romano, mesfushori gjerman ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare (me mundësi vazhdimi edhe për një sezon) me Blaugranët, të cilëve u është dhënë drita jeshile nga La Liga për të përfunduar blerjen.

Kështu, Gundogan kthen faqen në karrierën e tij pas një sezoni magjik te Manchester City, në të cilin bëri 51 paraqitje me 11 gola dhe 7 asistime, ndërsa festoi edhe tripletën historike, duke arritur majat e Premier League, Champions League dhe FA Cup.