SPORT, 22 Qershor 2023, 19:15

Luiza Gega ia del bën sërish, fiton garën në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës

Luiza Gega ia del bën sërish, fiton garën në Kampionatin

Luiza Gega vazhdon të na bëjë krenarë garë pas gare. Edhe sot ka ardhur një lajm i mirë nga atletja, e cila ka arritur të fitojë garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Poloni.

Këtë garë të vështirë, Gega arriti në finish e para, duke e përshkruar për 9:17.31 minuta.

Ky është padyshim një sukses historik për Luiza Gegën, e cila gjithashtu arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme europiane. Gega gjithashtu ka vendosur edhe një rekord për femrat në kohën e saj.

Pak ditë më parë, ajo arriti të fitonte garën ekipore të 5000 metrave. Flamuri kuqezi vijon të mbahet lart me krenari nga puna dhe përkushtimi i Luiza Gegës në atletikë!