SPORT, 22 Qershor 2023, 14:30

FSHF nis trajnimin e mësuesve, FIFA jep miratimin për projektin “Futbolli në shkolla”

FSHF nis trajnimin e mësuesve, FIFA jep miratimin për projektin

FSHF ka nisur një projekt që ka si qëllim të masivizojë më shumë futbollin duke përfshirë edhe shkollat. Projekti i quajtur “Futbolli në Shkolla” është mbështetur edhe nga FIFA, duke e bërë vendin tonë ndër vendet e para që merret me këtë projekt.

“Futbolli në Shkolla”, pjesë e strategjisë tonë “Futbolli për Kombin 2025”, nisi ditën e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit” me trajnimin e 116 mësuesve të shkollave 9 vjeçare në të gjithë vendin.

Federata Shqiptare e Futbollit aplikoi këtë projekt pilot në FIFA dhe morëm përgjigje pozitive për të qenë ndër federatat e para në zbatimin e tij.

Një falënderim shkon për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ministren Evis Kushi që pranoj pa hezitim këtë program që do të ndihmojë në zhvillimin pozitiv të aftësive fizike dhe një jete më të shëndetshme të fëmijëve dhe nxënësve, duke i dhënë më shumë besim e ti rrisë me kulturën e punës në grup.

Jam besimplotë se ky program do të masivizojë akoma më shumë futbollin në vendin tonë dhe ftoj të gjithë klubet e akademitë që nga shtatori të hedhin sytë nga shkollat tona për të gjetur yjet e të ardhmes.