TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marcus Thuram është rikthyer në orbitën e Interit. “RMC Sport” raporton se sulmuesi francez, kontrata e të cili me Borussia Monchengladbach është afër skadimit, është ende në qendër të vëmendjes së drejtuesve të zikaltërve.
Në fakt, Interi do të kishte rifilluar kontaktet me të pas lamtumirës së Dzeko, i cili pritet të zyrtarizohet te Fenerbahce në Turqi.
Edhe Milan është duke tentuar nënshkrimin e sulmuesit francez, por Inter nuk duhet të konsiderohet si jashtë gare. Drejtuesit zikaltër synojnë ta bëjnë partnerin e Lautaros për sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse Lukaku nuk vazhdon të qëndrojë në Milano.