TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, do të bëhen prindër së shpejti. Bukuroshja prej më shumë se dy vitesh është në një lidhje me lojtarin e kombëtares braziliane dhe pas pak muajsh do t'i japë një tjetër fëmijë. Të dy vendosën të krijojnë familje, pasi futbollisti dyshohet se e tradhtonte vazhdimisht.
Shtypi ndërkombëtar pretendon se Neymar ka arritur marrëveshje me të dashurën e tij Bruna Biancardi, në rast se ai e tradhton atë. Partnerja e yllit brazilian do ta kishte dhënë pëlqimin që ai të “shkelte shtrembër”, por në kushte të caktuara. Bruna siguroi të ardhmen e saj dhe bëri disa klauzola për lojtarin, siç shkruan marca.com.
Modelja e njohur do t'i kishte vënë Neymarit tre kushte, që ai nuk mund t'i thyejë nëse dëshiron të jetë i pabesë. Prandaj, atij i lejohet të mbajë marrëdhënie intime me gra të tjera, por që nuk janë prostituta dhe të tregojë maturi. Në të njëjtën kohë, Neymar detyrohet të përdorë prezervativ dhe i ndalohet t'i puthë në gojë.
Neymar dyshohet se e ka tradhtuar disa herë Bruna Biancardin. Futbollisti dyshohet se ka pasur një lidhje me yllin Fernanda Campos, nga Carmo do Rio Claro, një qytet në shtetin e Minas Gerais, Brazil. Të dy thuhet se ishin takuar në ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt. Influencuesja deklaroi se nuk e dinte që Neymar ishte në një lidhje tjetër.
“Ai thirri shumë herë, por unë nuk pranova të përgjigjem. Thjesht thashë: "Kjo ndodhi sepse ndodhi," tha Fernanda Campos, sipas Kossyderrickent.com.
Braziliani 31-vjeçar ka edhe një djalë, Davi Luca (11 vjeç) me Carol Dantas, të dashurën e tij adoleshente. Pak kohë më parë ai ka rrëfyer se donte shumë të bëhej sërish baba.