TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

UEFA ka publikuar formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve. Padyshim se shumëkush mund të mos pajtohet me emrat që ka përfshirë shtëpia më e madhe e futbollit evropian.
Ajo që është befasia më e madhe nis nga porta, pasi aty sipas UEFA-s është portieri i Real Madridit Thibatu Courtois.
Katërshja mbrojtëse përbëhet nga lojtarët që luajtën në finale: Dimarco, Bastoni, Ruben Dias dhe Walker.
Si mesfushor defanziv janë caktuar dyshja e Manchester Cityt Rodri dhe Stones, ndërsa para tyre është vendosur bashkëlojtari Kevin de Bruyne.
Në sulm për ta ndihmuar Erling Haalandin e vetmuar janë caktuar Bernardo Silva dhe Vinicius Junior, që po ashtu ky i fundit mund të jetë një befasi për tifozët.
????✨ Introducing the 2022/23 UEFA Champions League Team of the Season, as selected by UEFA's Technical Observer panel.
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 11, 2023
Who would be your captain? ©️????♂️#UCL || #UCLfinal pic.twitter.com/tMrT2z3LPQ