SPORT, 12 Dhjetor 2021, 10:47

U shpall kampion bote, Calja: Ishte dita e shqiptarëve, tani dua medalje olimpike

U shpall kampion bote, Calja: Ishte dita e shqiptarëve, tani dua medalje

Peshëngritësi, Briken Calja bëri krenar çdo shqiptar me arritjen historike që kreu në Botërorin e Uzbekistanit duke fituar një medalje ari dhe argjendi. Gjatë mbërritjes në Shqipëri, Calja u shpreh se kji ishte dita e shqiptarëve dhe se tani dëshiron medalje olimpike:

Arritje e jashtëzakonshme – “Ndihem shumë i lumtur, sepse ishte një rezultat historik, me një medalje ari dhe dy argjendi, vijnë për herë të parë për Shqipërinë. Kjo ishte dita e shqiptarëve dhe ndihem shumë mirë.

Mendimi i parë – “Mendova për gjithë sakrificat që kam kaluar, karrierën time, familjen dhe njerëzit me të cilët punoj, por edhe personat që më kanë mbështetur, të cilët edhe i falënderoj.”

Idhulli i shqiptarëve – “Sigurisht dhe kur mendoj sakrificat, më vjen shumë mirë që më janë shpërblyer, tani të shohim përpara.”

Objektivi i radhës – “Gjëja që më ka ngelur pa u realizuar, është të marr një medalje olimpike, shpresoj t’ia arrij qëllimit.”

Prova e fundit si peng – “Normalisht që po, sepse aty ishte medalja e artë në dygarësh dhe njëkohësisht rekordi europian, por sporti e njeh edhe dështimin.”

Kundërshtari i fortë – “Po, sepse është medalist olimpik dhe doli i treti në Lojërat Olimpike, madje edhe atje ma mori po me një pikë, por ky është sporti.”, përfundoi Briken Calja për “SuperSport”.