SPORT, 11 Dhjetor 2021, 15:28

Rangnick prish planet e CR7, në janar Ronaldo projekton rikthimin e madh!

Rangnick prish planet e CR7, në janar Ronaldo projekton rikthimin e madh!

Mund të duket si një lajm që është i vështirë për t’u besuar, por duke iu referuar raportimeve të "Football Insider", Kristiano Ronaldo mund ta mbyllë shumë shpejt këtë eskperiencë të dytë të tijën me Mançester Junaitid.

Media në fjalë shkruan se mbrritja e Ralf Rangnick në stolin e “djajve të kuq” ka prishur marrëdhëniet e Ronaldos me drejtuesit e klubit dhe ekziston mundësia që CR7 të largohet që në merkaton e janarit nga Old Trafford.

Reali i Madridit po tenton ta kthejë futbollistin në "Santiago Bernabeu" por për momentin lëvizjet konkrete mungojnë. Megjithatë presidenti Perez po monitoron me kujdes situatën e Ronaldos dhe është i tunduar nga ideja për të rikthyer në Madrid një emër të madh si luzitani i cili në nëntë vitet që ishte pjesë e "Los Blancos" shkroi historinë.